Real Madrid ofertë të re për rinovimin me Lucas Vazquez

Real Madrid dëshiron të rinovojë kontratën e Lucas Vazquez.

Kampionët spanjoll i kanë paraqitur lojtarit një ofertë të re dhe të përmirësuar shumë e më shumë se ajo që i është bërë para lëndimit të tij në fund të sezonit.

Anësori është bërë i domosdoshëm për Zinedine Zidanen këtë sezon, duke luajtur në disa pozicione, por mbresëlënës ishte në pozitën e mbrojtësit të djathtë në mungesë të Dani Carvajal.

Kontrata aktuale e Lucas përfundon në 30 qershor, dhe ai dukej se do të largohej nga Valdebebas në fund të sezonit 2020/21.

Bayern Munich dukeshin më të interesuarit për shërbimet e tij.

Tani, megjithatë, shanset që ai të qëndrojë me Los Blancos janë më të mira sesa kanë qenë. Real Madrid tani është i gatshëm të shpërblejë angazhimin e lojtarit dhe paraqitjet e shkëlqyera vazhdimisht.

Klubi e di që besimi te Carvajal dhe Alvaro Odriozola për sezonin e ardhshëm do të ishte një rrezik, pasi lëndimet e tyre kanë qenë të shpeshta. /Telegrafi/

Read Previous

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Read Next

Rikthehet Sergio Ramos, gati për ndeshjen ndaj Chelseat