Real Madrid e fiton “El Clasicon”

“El Clasico” i takon Real Madridit.

“Los Blancos” fituan me rezultat 3:1 në “Santiago Bernabeu”.

Golin e epërsisë e realizoi Karim Benzema.

Golin e dytë e shënoi Federico Valverde.

Barca u kthye në lojë me golin e Ferran Torres.

Ndërsa ishte Rodrygo ai i cili e vulosi fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit.

Ai shënoi për 3:1 nga pika e bardhë.

Madrilenët aktualisht janë në vendin e parë në La Liga me 25 pikë.

Kurse, Barca është një vend më poshtë me tre pikë më pak.

/KlanKosova/

Read Previous

Arkivi shtetëror i Kosovës e ai i Maqedonisë së Veriut hapin ekspozitë për Nënë Terezën

Read Next

Parashikimi i motit për sot