Deco zbulon prapaskenat e interesimit të Barcelonës për Lautaro Martinez
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave, në Nju Jork, ku foli për lidhjen mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së brezave të ardhshëm.
Rama u shpreh se ky takim krijon një platformë që bashkon këndvështrime dhe përvoja të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe të shkëmbimit të ideve.
“Është një nder dhe privilegj i vërtetë t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur”, tha Rama.
Rama theksoi gjithashtu se matësi i vërtetë i progresit është perspektiva që shoqëritë u lënë brezave që vijnë.
“Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh, dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët”, tha ai.
Kryeministri nënvizoi nevojën për të kuptuar dhe diskutuar më shumë me njëri-tjetrin, duke vlerësuar se në Evropë ekziston një pasuri e madhe përvojash dhe idesh që duhet të përfshihen e të përshtaten më mirë.
“Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë e t’i diskutojmë së bashku me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Evropa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, u shpreh Rama. /ATSH/