Qytetet më të shtrenjta për të jetuar për vitin 2021

Qytetarët e pesë qyteteve në mbarë botën kanë të ngjarë të ndiejnë më shumë presionin në llogaritë e tyre bankare, sipas një raporti të ri.

Në raportin për koston e jetesës së Njësisë së Inteligjencës Ekonomike, qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në vitin 2021 është Tel Aviv.

Qyteti izraelit u ngjit pesë vende nga viti i kaluar për të zënë vendin e parë, kryesisht i nxitur rritja e çmimeve për afro një të dhjetën e mallrave në qytet.

Këto janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar

Parisi – qyteti më i shtrenjtë për vitin 2020 – u vendos në vendin e dytë, së bashku me Singaporin, të ndjekur nga Zyrihu dhe Hong Kongu.

Më pas lista vijon me Neë York, Gjenevë, Kopenhagen, Los Angeles, Osaka, Oslo, Seul, Tokio etj.

Qytetet më të lira për të jetuar janë kryesisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë. Damasku, Siri, e ka ruajtur vendin e tij si vendi më i lirë në botë për të jetuar nga viti i kaluar./Anabelmagazine

Read Previous

Shqipëri/ Sigurimi i makinës s’do të kushtojë më njëlloj, do të varet nga mosha e drejtuesit dhe eksperienca

Read Next

Bob Dole, hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës