Qytetarët e Kukësit mbushen me karburante në Kosovë, çmimi është më i lirë

Pas shtrenjtimit të çmimit të naftës ditëve të fundit, është vërejtur se banorët e Kukësit nga Shqipëria po furnizohen me derivate në Kosovë.

Madje në Prizren, disa qytetarë të Shqipërisë që këtë të diel thanë se në krahasim me shtetin shqiptar në Kosovë litri kushton goxha më lirë.

Të tjerë, apeluan nga qeveria shqiptare që të marrë masa për uljen e çmimeve pasi sipas tyre, qytetarët po detyrohen të dalin nëpër shtetet fqinje për t’u furnizuar me derivate.

/Sinjali/

Read Previous

Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë e Prizren, një vit hetim nga ana e IPK në të cilin u përfshinë AKI, Dogana dhe Policia

Read Next

‘Vera Andrron Detin’ fiton dy çmime të mëdha në festivalin në Gjenevë