Eliminimi i SHBA-së, Ibrahimovic: Ata zhvilluan ndeshjen më të keqe në Botëror
Ricardo Quaresma ka kritikuar paraqitjen e Portugalisë në Kupën e Botës 2026, duke thënë se eliminimi nga Spanja ishte një rezultat i merituar për një skuadër që, sipas tij, nuk tregoi nivelin e pritur.
Portugalia u eliminua në fazën e 1/8 së finales pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në Dallas, me golin e Mikel Merinos në minutat e fundit të ndeshjes.
Eliminimi solli edhe fundin e aventurës së Roberto Martinezit në stolin e Portugalisë, pasi trajneri spanjoll dha dorëheqje menjëherë pas takimit. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo pritet të vendosë në javët e ardhshme për të ardhmen e tij me kombëtaren.
Quaresma, kampion i Evropës me Portugalinë në vitin 2016, beson se skuadra nuk arriti të justifikojë pritshmëritë, pavarësisht numrit të madh të talenteve në dispozicion.
“Të gjithë po thonë se kjo është skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë, por në çfarë mënyre? Çfarë kanë fituar? Po largohemi me kokën ulur”, tha ai.
Ish-sulmuesi portugez kritikoi veçanërisht paraqitjen e repartit të mesfushës, sulmit dhe mbrojtjes.
“Në mesfushë kemi lojtarë të mëdhenj dhe shumë talent, por ata ishin shumë të dobët në këtë Kupë Bote. Sulmi ishte i njëjtë, ndërsa mbrojtja ishte e humbur. Më mirë të ndalem këtu, përndryshe do të them gjëra për të cilat mund të pendohem më vonë”, theksoi Quaresma.
Portugalia kishte një rrugëtim zhgënjyes në këtë Botëror, pasi fitoi vetëm një ndeshje në fazën e grupeve, ndërsa barazimet ndaj Kolumbisë dhe Republikës Demokratike të Kongos e vështirësuan rrugën drejt fazave me eliminim direkt.
Përveç Ronaldos, edhe Bernardo Silva dhe Joao Cancelo raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e largimit nga kombëtarja portugeze. /RTKLive