Qeveria krijon një agjenci ekzekutive për kontrollin e dopingut në sport

Qeveria e Kosovës ka proceduar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Anti-Doping për sportin.

Ky projektligj përcakton rregullat themelore për  organizimin, administrimin dhe funksionimin e Agjencisë Anti Doping në Republikën e Kosovës.

Kjo agjenci do të merret me mbikëqyrjen e substancave të ndaluara të dopingut në sportin e Kosovës.

Projektligji është propozuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

“Gjithashtu ky ligj përcakton rregullat themelore dhe mekanizmat që luftojnë përdorimin e substancave dhe metodave të dopingut në sport për të mbrojtur shëndetin e sportistëve, për të garantuar drejtësi dhe shanse të barabarta në garat sportive dhe për të ruajtur integritetin e sportit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Kabineti qeveritar e miratoi unanimisht propozimin e zëvendësministres Osmani.

/Paparaci.com/

Read Previous

Barcelona zyrtarizon transferimin e Kessie

Read Next

Osmani i shkruan letër Bidenit për 246 vjetorin e pavarësisë: Ne llogarisim tek ju, derisa ecim përpara në rrugën tonë euroatlantike