Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë

Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në protestat mbarëkombëtare të mbajtura sot.

Sipas vlerësimeve, rreth 320 mijë persona kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë vendin, përfshirë rreth 70 mijë në Paris, raporton SkyNews.

Këto shifra duket se tregojnë një rënie të numrit të protestuesve, pasi protestat masive të dy javëve më parë, më 17 tetor, mblodhën 500 mijë persona, ndërsa në protestat e një jave më parë morën pjesë rreth 410 mijë persona.

Megjithatë, organizatorët e protestave kanë vlerësuar se numri i pjesëmarrësve në demonstratat e sotme ishte dukshëm më i lartë.

Read Previous

Zgjedhjet në SHBA

Read Next

Kompania e kriptovalutave Binance mbulon 90% të humbjeve pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh