Qeveria e Kosovës ngushëllon familjet e dy kosovarëve që humbën jetën nga vërshimet në Gjermani

Qeveria e Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjeve të dy viktimave nga vërshimet në Gjermani, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetra me njërin prind me shtetësi të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se Qeveria me shqetësim po e përcjellë gjendjen e rënduar pas vërshimeve në Gjermani, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dhjetëra persona ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri në orët e paradites së sotme, si pasojë e vërshimeve, ka humbur jetën shtetasi i Kosovës Sh.D. si dhe një vajzë me shtetësi gjermane V.K. , që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës u shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Delija dhe Koxha. Në këto ditë të rënda pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë”.

Më tej thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet ambasadës dhe konsullatave të Kosovës, është duke përcjellë nga afër situatën në Gjermani dhe është në kontakt me mërgatën tonë në zonat e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

“Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë nevojë për asistencë të lajmërohen në çdo kohë në konsullatat më të afërta. Ky është numri emergjent i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, që është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675”, thuhet në komunikatë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Read Previous

Arrestohet banda shqiptare e akuzuar për trafikim të imigrantëve në Angli

Read Next

Ndahet shorti, Vëllaznimi përballë Luksemburgut