Qendra rajonale për luftimin e krimit kibernetik do të ndërtohet në Mal të Zi

Selia e Qendrës Rajonale për Luftën kundër Krimit Kibernetik vendoset në Podgoricë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq njoftoi se selia e Qendrës Rajonale për Luftën kundër Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike do të jetë në Podgoricë.

“Ne ia dolëm mbanë në atë që filluam më 29 mars, së bashku me rektorin e Universitetit të Malit të Zi, duke i dorëzuar një letër qëllimi ambasadorit (të Francës) Timonije”, theksoi ai.

Përkatësisht, ambasadori i Francës në Mal të Zi, Kristijan Timonije, e njoftoi kryeministrin malazez se për selinë e Qendrës Rajonale të përmendur është zgjedhur Podgorica, e cila do të vendoset në Parkun Shkencës dhe Teknologjisë në Podgoricë.

“Njohje e madhe për vendin tonë dhe Universitetin e Malit të Zi. Ne kemi ndërtuar besimin e aleatëve më të mëdhenj. Mali i Zi është me të vërtetë një lider në Ballkanin Perëndimor. Ne vazhdojmë, edhe më të fortë, më të vendosur dhe më konkretë. Po bëjmë gjëra të mëdha për vendin tonë”, përfundoi kryeministri.

Bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila në shkurt të këtij viti nisi projektin e krijimit të Qendrës Franceze për Ekspertizë të Sigurisë në Evropën Juglindore, me qëllim që qendra të jetë përgjegjëse për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

/Telegrafi/

Read Previous

Mevlan Zeka tranferohet tek Gjilani

Read Next

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pritet të vizitoj Kosovën