Mevlan Zeka tranferohet tek Gjilani

Skuadra e Gjilanit para pak çastesh e ka konfirmuar transferimin e futbollistit Mevlan Zeka në skuadër.

Zeka, i cili ishte pjesë e Ballkanit në sezonin e kaluar, ka nënshkruar marrëveshjen e re me Gjilanin e cila është e vlefshme për dy vitet e ardhshme, me mundësinë e vazhdimit.

Sulmuesi i krahut ka luajtur në disa prej klubeve më të mira kosovare dhe në disa jashtë vendit, duke fituar tre tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.

Read Previous

Osmani takoi kryeministrin e Tajlandës, kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Read Next

Qendra rajonale për luftimin e krimit kibernetik do të ndërtohet në Mal të Zi