Publikohet traileri zyrtar i filmit ‘Illyricvm’ (VIDEO)

Është publikuar traileri zyrtar i filmit ‘Illyricvm’, me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës.

Një ndër producentët e filmit, Fatmir Spahiu, pak ditë më parë kishte njoftuar se ky film do ta ketë premierën botërore në Festivalin Kroat të Filmit në Pula më 21 korrik.

“Vlen të thuhet që ky është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët”, ka thënë Spahiu, i cili ka njoftuar edhe për përfshirjen e një kaste të madhe të aktorëve kosovarë, e që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimja, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina, Selman Lokaj…

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kroacisë (Kinorama) Kosovës (Buka) Italisë (LaSarraz) BiH (Pro.ba) dhe Sllovenisë (Forum Ljubljana). Filmi është përkrahur nga këto institucione: Qendra Kinematografike e Kosoves, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUND

VIBA FILM, Euroimages dhe Komuna e Prishtinës, por duke përfshirë edhe kompani të ndryshme.

Read Previous

Studimi: Nënvariantet e reja të Omicron janë rezistuese ndaj vaksinave

Read Next

Nga ishulli i pushtuar prej nepërkave helmuese te kështjellat misterioze, skutat e frikshme të botës