Pse Messi u ul në stol nga Inter Miami në ndeshjen ndaj Atlanta United?

Lionel Messi u ul në stol gjatë barazimit 2-2 të Inter Miami ndaj Atlanta United, një vendim që u shpjegua nga ndihmës-trajneri Javier Morales.

Superylli argjentinas qëndroi jashtë fushës për tre muaj për shkak të një kombinimi të angazhimeve ndërkombëtare dhe një dëmtimi të rëndë të marrë në finalen e Copa America 2024. Për të mos rrezikuar gjendjen e tij fizike, Messi u rikuperua nga një problem me kyçin e këmbës dhe nuk u aktivizua për këtë ndeshje.

Messi u rikthye në skuadrën e Miami në fitoren 3-1 ndaj Philadelphia Union, ku shënoi dy gola dhe dha një asist. Megjithatë, ai ishte në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Atlanta. 37-vjeçari u fut në lojë në minutën e 61-të, duke zëvendësuar Julian Gressel.

Morales u shpreh për mediat pas ndeshjes: “Messi gjithmonë duket mirë dhe sonte nuk ishte përjashtim. Ai luajti rreth 30 minuta, duke u dukur aktiv dhe kishte disa raste për gol, kështu që performanca e tij ishte pozitive për ekipin.”

Duke shpjeguar arsyet përse Messi, së bashku me Luis Suarez dhe Jordi Alba, u la jashtë formacionit fillestar, Morales tha: “Kemi tre ndeshje këtë javë dhe disa lojtarë janë të pezulluar. Për këtë ndeshje, Tata Martino dhe stafi menduan se ky ishte formacioni më i përshtatshëm për të përballuar Atlantën. Mendova se ishte një vendim i mirë, pasi pothuajse arritëm të merrnim tri pikët.”

Inter Miami kryesoi dy herë kundër Atlantës përmes David Ruiz dhe Leonardo Campana, por në fund duhej të kënaqej me një barazim. /Goal.com/

Read Previous

Pas humbjes 9:2 nga Bayerni, Dinamo ndahet me trajner

Read Next

​Zbulohet murali kundër femicidit në Kosovë