Protestë para KEK-ut, punëtorët tentojnë të hyjnë me forcë brenda kompanisë

(FOTO: Telegrafi)

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka nisur protestën, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të futen me forcë në objektin e kompanisë.

Protestuesit kanë mbajtur me vete disa pankarta ku thuhej “Dje u tenderuam jashtëligjshëm edhe sot vazhdon avazi i vjetër”, “Qeveria më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot?”, “Tenderi e pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri e cila i takon KEK-ut”.

Protesta ka nisur rreth orës 09:00. /Telegrafi/

Read Previous

KFOR: Policia e Kosovës na njoftoi për arrestimin e tre serbëve vetëm një ditë më vonë

Read Next

Osmani në Kombet e Bashkuara: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve të paqes dhe sigurisë