Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkon paraburgim për zyrtarin e dyshuar për ryshfet

Gjakovë, 2 shtator 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet K.V., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas njoftimit, i dyshuari në cilësinë e zyrtarit për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës dyshohet se ka kërkuar para nga një qytetar për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:


“Gjakovë, 2 shtator 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet K.V., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet K.V., më datë 25.08.2025 në Gjakovë, në cilësi të personit zyrtar – zyrtar për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit për vete në mënyrë të drejtpërdrejt i kërkon të holla të demtuarit E.C., për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit, pasi i dëmtuari kishte aplikuar për hapjen e biznesit të tij, ashtu që më datë 01.09.2025, gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës për masat e veçanta hetimore është arrestuar në flagrancë i pandehuri pasi ka pranuar shumën e të hollave prej 30 euro.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.1 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 1 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Read Previous

​Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës dorëzon padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim

Read Next

Vazhdon shpërndarja e librave falas për nxënësit e Luginës së Preshevës