Princesha thyen protokollin, hyn në dhomat e zhveshjes dhe përqafon Halaand-in (VIDEO)

Princesha Ingrid Alexandra, e cila është e dyta në radhën e trashëgimisë së fronit norvegjez, përshëndeti lojtarët një nga një dhe përqafoi Haaland, në një moment që u bë menjëherë viral në media.

Norvegjia ka siguruar një kualifikim historik në çerekfinalet e Kupës së Botës pas fitores ndaj Brazilit, me Erling Haaland që ishte protagonisti kryesor i ndeshjes duke shënuar dy gola vendimtarë.

Sulmuesi norvegjez vazhdoi formën e jashtëzakonshme në turne, duke e çuar në shtatë numrin e golave dhe duke u barazuar me Lionel Messin dhe Kylian Mbappé në garën për “Këpucën e Artë”. Pas ndeshjes në New Jersey, atmosfera festive u zhvendos në dhomat e zhveshjes, ku skuadra mori një vizitë të veçantë nga Princesha Ingrid Alexandra dhe vëllai i saj, Princi Sverre Magnus./ KultPlus.com

Read Previous

BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Read Next

Britania paralajmëron prindërit: Mos postoni fotografi të fëmijëve në internet