Aeroporti i Stambollit mbetet më i ngarkuari në Evropë me 1.587 fluturime ditore
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, me datë 13 korrik 2023, pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ahmet Ismaili është zgjedhur për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Konform nenit 38 të Ligjit Nr. 03/L-209 për BQK-në, pas zgjedhjes së Ismailit në pozitën e Guvernatorit nga Kuvendi, dektretimi i tij duhet të bëhet nga Presidentja e vendit, duke zyrtarizuar mandatin 5-vjeçar të Guvernatorit.
Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në pritje të Gjykatës Kushtetuese për dekretimin e Ismailit. Këtë e ka konfirmuar për RTK, këshilltari për Media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina.
“Pas ngritjes se çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga ana e deputetëve të Kuvendit mbi kushtetutshmërinë e tërë seancës, e rrjedhimisht edhe vendimeve të marra në të, ku ndër të tjera është votuar kandidati për guvernator, Presidenca është në pritje të sqarimit nga Gjykata Kushtetuese nëse ekziston masë e përkohshme për të gjitha vendimet e nxjerra nga Kuvendi, përfshirë edhe atë për guvernatorin”, tha ai. /EO