Presidentja Osmani: Mërgata – shpirti dhe zemra e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Slloveni, ka takuar mërgatën tonë në këtë vend, për të cilën thotë se është shpirti dhe zemra e Kosovës.

Osmani ka shkruar në Facebook se për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar.“Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani, transmeton Telegrafi.“Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”, ka shkruar ajo.

/Telegrafi/

Read Previous

​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

Read Next

Publikohen çmimet e derivateve në Kosovë për 24 orët e ardhshme