Presidentja ​Osmani: Jemi të gatshëm për intensifikim të dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme për intensifikimin e procesit të dialogut me Serbinë.

Pas takimit me të dërguari e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Osmani tha se Kosova ka qenë gjithmonë palë komstruktive në dialog.

“Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala komstruktive në këtë proces, po ashtu është e gatshme për intensifikim të procesit. Po ashtu shpreha shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia”, tha ajo.

Ndërsa, Escobar u shpreh i rezervuar për procesin e dialogut, derisa shprehu mbështetjen për Kosovën. /KosovaPress/

Read Previous

​MINT publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Read Next

Ligji i pagave në Qeveri, 130 euro koeficienti, rekomandimet që kanë dhënë SBASHK dhe FSSHK