Porto në kërkim të surprizës së radhës, shënjestron Chelsea

Pas eliminimit të Juventusit, Porto po synon një tjetër goditje prestigjioze. Chelsea i
Thomas Tuchel arrin sonte në “Dragão”, i parë si kandidati që mund të surprizojë në
këtë Champions. Ashtu si luzitanët.

Të besuarit e Conceiçao duket se janë më të dobëtit nga tetë skuadrat që arritën në
çereknale, por “Blues” mendojnë ndryshe. Kjo u konfirmua nga trajneri Tuchel dje,
në konferencën për shtyp, ku foli me plot vlerësim për kundërshtarin. Sot flet fusha.

Krahasuar me formacionin tipik të parë kundër Juventusit, Porto do të duhet të bëjë
pa Taremi dhe Sergio Oliveira sonte, të pezulluar. Ata me gjasë do t’i zëvendësojnë
Grujic dhe Luis Diaz, edhe nëse nuk përjashtohen surprizat. Për pjesën tjetër, do të
jetë 11-she shumë e ngjashme me atë që luajti në “Allianz Stadium”, teksa Pepe
kryeson mbrojtjen.

Si gjithmonë, shumë të panjohura te Chelsea, të cilat Tuchel nuk i sqaroi në
konferencë për shtyp. Kthimi i Mount në formacion, i cili humbi sdën e dytë me
Atlético Madrid për shkak të pezullimit, ka të ngjarë të bëhet realitet, si dhe një
vend për Giroud në sulm.

Në mesfushë nuk do të jetë Kanté, i cili rikuperohet vetëm për stolin. Dyshja
qendrore pritet të jetë Jorginho dhe Kovacic. Në mbrojtje, para Mendy do të jetë
Rüdiger me Christensen dhe Azpilicueta, me Thiago Silva i cili mund ta llojë nga
pankina.

Ja formacionet e mundshme:
PORTO (4-4-2): Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu Sanusi; Corona, Uribe,
Grujic, Otávio; Marega, Luis Diaz.
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rüdiger; R. James, Jorginho,
Kovacic, Marcos Alonso; Ziyech, Mount; Giroud.

Read Previous

Ç’duhet të dini për lemzën, si shenjë të Covid-19!

Read Next

Si të ruani të freskëta bananet tuaja për një javë?