Policia thirrje qytetarëve: Raportoni rastet e dhunës në familje pa vonesë

Policia e Kosovës pas vrasjes së sotme që tronditi vendin në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje pa vonesë, duke thënë se kjo është mënyra e duhur për t’i zgjidhur dhe parandaluar rastet si dhe për ti sjellë të dyshuarit para organeve të drejtësisë, për ta marrë dënimin e merituar nga institucionet kompetente,

“Veprimet ligjore të cilat bien në kompetencë të Policisë së Kosovës janë ndërmarrë ç’do herë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin dhe koordinim me institucionet relevante siç janë, qendrat për pune sociale, mbrojtësit e viktimave dhe organet e drejtësisë. Në të gjitha rastet janë arrestuar personat e dyshuar dhe rastet janë trajtuar sipas udhëzimeve të organeve të drejtësisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjet në Ferizaj dhe Pejë”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media

Read Previous

206 persona përfitojnë nga subvencionet e DSHMS së

Read Next

52 vite nga vdekja e Jasunari Kavabata, nobelistit mbresëlënës japonez