Policia e Kosovës pritet të blejë 1 mijë jelekë taktikë për njësinë speciale

Policia e Kosovës ka ndarë 66 mijë euro për blerjen e 1 mijë jelekëve taktikë për njësinë speciale.

Sot është bërë publike njoftimi për kontratë nga Policia e Kosovës, e cila do të nënshkruajë kontratën përmes procedurës së hapur. Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 36 muaj.

Mesi i muajit prill, përkatësisht data 15 prill 2022, është edhe afati i fundit për kompanitë e interesuara të ofertojnë.

Tenderi për blerjen e jelekëve antiplumb për zyrtarët policor është bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, e cila është pa bord funksional që nga fundi i marsit 2021.

Që nga qershori i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur që të blejë më shumë se 3 mijë jelekë antiplumb për zyrtarë policor, tender të cilin e kishte hapur në qershor të vitit 2021.

/Kallxo.com/

Read Previous

Moti në Gjakovë gjatë 3 ditëve

Read Next

Besimtarët e Teqes së Madhe në Gjakovë shënojnë festën e Sulltan Novruzit