Policia e Kosovës: 64 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2564 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 25 persona, prej të cilëve 13 ka dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Ushtria amerikane vret oficerin e Al-Kaedës me raketën “Ninja”, iu shkatërrua vetura pa shpërthim

Read Next

Ndeshja ndaj Serbisë, Broja: E rëndësishme është që të marrim tre pikët