Pogba: “Nëse Unitedi do para, duhet ta shesë tani Paulin”

Mathias Pogba mendon se tani është koha më e përshtatshme që Manchester United të përfitojë ekonomikisht nga shitja e vëllait të tij, Paul Pogba.

Pogba është në fund të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe ka dy sezone që flitet për një largim nga “Old Trafford”, dëshirë edhe e lojtarit që e ka konfirmuar këtë disa herë.

Real Madridi dhe Juventusi janë klubet që më së shumti e duan francezin.

“Nëse Manchester United dëshiron të nxjerrë para nga Paul… duhet ta bëjë këtë verë”, tha Mathias Pogba në El Chiringuito, i cili e pranoi se s’di asgjë për të ardhmen e vëllait të tij./Ekonomiaonline

Read Previous

Shenjat që partneri juaj po bëhet gati të ndahet me ju

Read Next

Nadal i dëmtuar, humb duelin me Alex De Minaur