I dyshuari për të shtëna me armë zjarri në Gjakovë është në kërkim të policisë

Tre persona janë plagosur sot rreth orës 00:10 në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, të cilët menjëherë i janë përgjigjur rastit. Ndërsa i dyshuari për këtë ngjarje Sh. A ende është në arrati.

Të plagosurit janë duke u reanimuar në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda“ në Gjakovë, në repartin e ortopedisë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Deklarata e plotë e policisë:

Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Read Previous

Vaji i ullirit, produkti më i vjedhur në dyqane

Read Next

Mirëpritet transferimi i sensacionit francez Leny Yoro tek Real Madridi