Pezullohet për 11 vite fituesja e medaljes olimpike

Atletja nigerian Blessing Okagbare vazhdoi edhe për një vit të pezullimit. Okagbare është pezulluar nga atletika për 10 vjetë, por e njëjta është zgjatur edhe për një vit.

Okagbarja 33 vjeçare, anashkaloi kontrollin e dopingut në muajin qershor të vitit të kaluar, pak para kualifikimeve olimpike të vendit të saj.

Fituesja e medaljes së argjendit në kërcimin së gjati në Lojërat Verore 2008 në Pekin dhe i medaljes së argjendit në kërcim së gjati dhe medaljes së bronzit në 200 metra në Kampionatin Botëror 2013 në Moskë, u kap duke përdorur hormonin e ndaluar të rritjes gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, në korrik të vitit të kaluar dhe u pezullua e mëtejshme në atletikë./Botasot/

Read Previous

Fishta, anëtar i akademisë së Italisë

Read Next

Policia jep detaje për arrestimin e malazezit të dyshuar për krime lufte në Kosovë