Përvjetori i Normales së Elbasanit, institucioni që vuri themelet e dijes e mendimit shkencor shqiptar

Më 1 dhjetor 1909 u hap Normalja e Elbasanit.

Vendimi për hapjen e një institucioni që do të përgatiste kastën e mësuesve, të cilët do të përçonin gjuhën shqipe në mbarë trojet, u mor nga Kongresi i Elbasanit.

Drejtori i parë i Normales ishte nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, Luigj Gurakuqi. Në katedrën e kësaj shkolle, komunikuan dijen figurat më të shquara të kulturës dhe shkencës në Shqipërinë e kohës, sikurse ishin Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Ceka etj.

Normalja ishte kurorëzim i përpjekjeve të patriotëve, të klubeve shqiptare brenda e jashtë atdheut, të cilët bënë përgatitjet e nevojshme për të siguruar mjetet dhe kuadrin pedagogjik për fillimin e edukimit të brezave të mësuesve të rinj.

/KultPlus.com/

Read Previous

Ministrja Albulena Haxhiu takim me gratë e Gjakovës, diskuton kundër dhunës në baza gjinore

Read Next

Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO