Përdoruesit e Twitter do të paguajnë 20 dollarë në muaj për ‘statusin’ e verifikimit

Sipërmarrësi amerikan Elon Musk premtoi se ndryshime të mëdha do të vinin në Twitter nën pronësinë e tij.

Një nga rregullimet e para është se përdoruesit e verifikuar së shpejti mund të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj për të ruajtur shenjën e verifikimit.

Lajmi u bë i ditur nga Casey Newton i Platformer, i cili ia atribuoi lajmin dy personave të njohur me këtë çështje.

Për momentin, përdoruesit që paguajnë Twitter Blue marrin veçori të tilla si “Undo Tweet” dhe “Reader Mode”.

Kjo e fundit, lejon qasje në artikuj pa reklama nga mediat e mëdha të lajmeve.

Megjithatë, sipas ndryshimit të raportuar, ‘Blu’ do të bëhej gjithashtu mënyra e vetme për të hyrë në verifikimin e profilit.

Sipas një raporti nga website amerikan teknologjik “The Verge”, përdoruesit e faqes që tashmë kanë një ‘tik’ blu do të kenë 90 ditë kohë për t’u abonuar dhe që të fillojnë të paguajnë.

Në rast të kundërt, ata do të humbasin statusin e tyre të verifikuar. /Albanianpost.com

Read Previous

Forma e mrekullueshme bind Mallorca-n, vlera e Muriqit rritet 5 herë më shumë

Read Next

Njihuni me vendin që është shtuar me 40% banorë në dekadën e fundit