Për herë të parë, Spotify regjistroi mbi 500 milionë përdorues mujor

Spotify thotë se mbi gjysmë miliard njerëz, saktësisht 515 milionë, e përdorin shërbimin e tij të transmetimit në baza mujore, bazuar në të dhënat deri më 31 mars.

Kjo është një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ose 5 për qind kundrejt tremujorit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Spotify tha se rritja e përdoruesve tejkaloi udhëzimet e saj me 15 milionë, me CEO Daniel Ek që komentoi se rezultatet përfaqësonin tremujorin e dytë më të madh të rritjes së përdoruesve të shërbimit në historinë e tij

Abonentët Premium, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të kompanisë, u rritën 15 për qind në 210 milionë, duke kaluar vlerësimet prej 206 milionë. /Telegrafi/

Read Previous

Profesioni që është më pak i rrezikuar për momentin nga ChatGPT, sipas një studimi

Read Next

BE liston platformat që do të përballen me rregulla më të rrepta