Për herë të parë në 7 vite, rritet numri i lindjeve në SHBA

Për herë të parë në 7 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur numri i lindjeve.

Sipas të dhënave provizore të publikuara sot nga autoritetet shëndetësore amerikane më vitin 2021 u regjistruan rreth 3,659,289 lindje, 1% më shumë në krahasim me numrin e lindjeve në 2020-ën.

Rënia e numrit të lindjeve në vitin 2020 u ndikua nga pandemia e Covid-19, sipas autoriteteve amerikane.

Shkalla e fertilitetit në vitin 2021 ishte 1.66 fëmijë për grua.

Pavarësisht nga kjo rritje e lehtë, norma e lindshmërisë mbetet shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të rinovuar një brez (2.1 fëmijë për grua), shkruajnë mediet perëndimore.

Ndërkohë, shkalla e lindjeve të parakohshme u rrit me 4% në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë, duke arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2007-ës .

/abcnews.al./

Read Previous

Me fanellën e kombëtares shqiptare në PE, flet eurodeputeti: Tregova dashurinë për ju

Read Next

Google prezanton syzet që përkthejnë gjuhët në kohë reale