Pasi u kritikua për 20 dollarët që i kërkonte në muaj për llogaritë e verifikuara, Musk vjen me ofertë tjetër për Twitter

Pas blerjes së rrjetit social Twitter dhe shkarkimit të bordit, Elon Musk, ka propozuar një pagesë prej 20 dollarësh në muaj për të gjitha llogaritë e verifikuara.

Megjithatë kjo iniciativë e tij hasi në kritika dhe kundërshti të ashpra, pasi shumë konsiderojnë se një shumë e tillë për llogaritë e verifikuara është e pakuptimtë.

E duke parë se me një lëvizje të tillë do të kishte largim masiv i përdoruesve të këtij rrjeti social, duket se Musk ka zbritur paksa – duke ofruar një alternativë.

Ai theksoi se llogaritë e verifikuara do të paguajnë nga 8 dollarë në muaj, megjithatë mbetet të shihet se nëse edhe kjo ofertë e miliarderit amerikan do të pritet mirë nga miliona përdorues të këtij rrjeti.

Kujtojmë që pas blerjes së Twitter, themeluesi i Tesla dhe SpaceX shkarkoi bordin e kësaj kompanie, duke u bërë vet drejtor i të gjitha departamenteve. /Telegrafi/

Read Previous

Kontrabandonin emigrantë nga Evropa drejt Britanisë, policia belge arreston 3 shqiptarë

Read Next

Bizneset i kërkojnë Kurtit që të ua jap nga 200 euro punëtorëve të sektorit privat