Pas ziqrit varroset SHEJH NEKI (SHEJH BAN) SHEHU (VIDEO)

Njeri i përkryer që gjithnjë përçonte tek të tjrerët urtësinë e dashurinë ndaj Zotit. Në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë SHEJH NEKI (SHEJH BAN) SHEHU. Me nderime dhe rrite fetare u përcoll për në botën e amshueshme por vepra e tij s’do vdes kurrë. Famijarët mes lotësh po i bëjnë ziqrin lamtumirës njeriut bamirës e të urtë siç ishte SHEJ NEKIU.

Humbja e madhe është edhe për Shejh Nesemi Dervishdana. Nesemiu punën, angazhimin dhe urtësinë e Shejh Neki-iut e vlerësoi me meritat më të mëdha sepse i tillë ishte dhe i tillë do të mbetet.

Besimtarët e këtij tarikati ngushëllojnë gjithë besimtarët. Humbja e tij është humbje për të gjithë ata që e njohën.

Shejh Nekiu u varros në tyrben e Shejh Banit ku tani do të pushojë përgjithmonë. Shpirti i tij të prehet në paqe e pasardhësit e tij të jenë me jetë të gjatë e kujtimin për Shejh Nekiun ta kenë të përjetshëm.

Read Previous

Ankesat e banorëve që jetojnë përreth Krenës

Read Next

​PE me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën