Pas ngjarjes së sotme në Pejë, mblidhen krerët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë

Ka filluar takimi mes ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrit të punëve të brendshme, Xhelal Sveçla dhe përfaqësuesit e zyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj. Shkak i takimit janë dy vrasjet e grave që kanë ndodhur brenda 5 ditëve.

Sot në mëngjes, në Pejë është vrarë një nënë e tre fëmijëve nga bashkëshorti i saj. Motivi i vrasjes së Gjyljeta Ukellës nuk dihet ende. Ndërsa, para 5 ditëve, në Ferizaj është vrarë, 21 vjeçarja Erona Cokli, nga ish-bashkëshorti i saj. Pas takimit, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media/21Media

Read Previous

Format e mashtrimit përmes kriptovalutave

Read Next

Lajçak nominohet si ambasador i BE-së në Zvicër