Pas 3 muajsh, mbërrin në destinacion anija që bllokoi Kanalin e Suezit

Më në fund ka mbërritur në portin e Roterdamit në Holandë anija gjigante me kontejnerë që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë duke ndalur tregtinë botërore me vlerë 42 miliardë paund.

Anija e quajtur Ever Given mbërriti në destinacion 3 muaj më vonë nga se ishte parashikuar.

Kjo anije që ngeci në hyrje të kanalit të Suezit më 23 mars dhe  po drejtohej drejt Roterdaim, shkaktoi trafik të madh anijesh në det, me mbi 100 anije që prisnin të kalonin në anën tjetër.

 “Ishtë një moment çlirimi, një moment i veçantë, të shihje Ever Given më në fund të mbërrinte në destinacion,” u shpreh drejtori i portit të Roterdamit, Hans Nagtegaal. /GazetaSinjali

Read Previous

Kamberi: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Read Next

Alergjia nga dielli: Çfarë duhet të dini dhe si të kujdeseni