Partitë shqiptare në Malin e Zi kundër pjesmarrjes në qeverinë e re

Subjektet shqiptare duket se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Nik Gjeloshaj, kryetari i ASH, tha se pakicat as nuk duhet të marrin pjesë në bisedime, e jo më të jenë pjesë e saj, pasi kjo do të ishte në kundërshtim të plotë me qëndrimet e partnerëve evropianë.

Mendim të njëjtë shprehu edhe kryetari i UDSH, Mehmet Zenka, sipas të cilit, për ta është e papranueshme që ti japin mbështetje dikujt që përkahte politikën e Millosheviqit. Ai shtoi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare./Sinjali/

Read Previous

Në Ortopedi kryhen rreth 2 mijë operacione, drejtori ankohet për mungesë të sallave e anestezistëve

Read Next

Ndërron jetë Papa Benedikt XVI