Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Si pasojë e grimcave të pluhurit saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Gara “Cambrian Patroll” në Uells: FSK po i kryen përgatitjet e fundit

Read Next

24-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit