Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Foto: Vullnet Nixha

Dita e parë e muajit nëntor është karakterizuar me mot me diell e temperaturë e cila ka lëvizur nga 7 deri në 25 gradë celsius.

Për nesër parashihet mot me diell e kohë pas kohe shoqëruar me vransira ndërsa temperatura më e lartë do të arrijë deri në 24 gradë celsius.

4 dhe 9 gradë celsius parashihet temperatura minimale për të enjtën dhe të premtën ndërsa maksimalja deri në 21 gradë ceslius.

Gjatë fundjavës parashihen reshje shiu e temperatura më e lartë do të lëvizë në mes 14 dhe 16 gradë celsius.

Kurse për të hënën e javës së ardhshme parashihet rikthimi i rrezeve të diellit e temperatura do të variojë nga 2 deri në 16 gradë celsius.

Read Previous

Beckham deklarohet rreth mundësisë së transferimit të Messit dhe Suarezit te Inter Miami

Read Next

​Nagavci për pagesën e punonjësve serbë: I kryejnë punët më afër vendbanimit të përhershëm