Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Mëngjesi me mjegull e moti ftoht ka karakterizuar ditën e sotme, ndërsa temperatura ka lëvizur nga 1 deri në 11 gradë celsius.

Të premtën parashihet mot me diell e vransira lokale kurse temperatura do variojë nga -1 si më e ulëta deri në 10 gradë celsius si ajo më e larta.

E shtuna do të shoqërohet nga rrezet e diellit dhe temperaturë nga -2 deri në 9 gradë celsius.

0 deri në 9 gradë celsius parashikohen intervalet e temperaturës për të dielën e mot me diell.

Sa i përket javës së ardhshme, për të hënën parashihet mot i lig me reshje të kohë pas kohshme të shiut e temperaturë 3 deri në 11 gradë celsius.

Të martën moti do karakterizohet nga reshjet e shiut dhe ulje e temperaturës e cila do të lëvizë nga 1 deri në 8 gradë celsius.

-1 deri në 7 gradë celsius parashihen intervalet e temperaturës gjatë së mërkurës.

Read Previous

Rritja e çmimeve në Zvicër, çfarë kushton më shumë tani?

Read Next

Pesë produkte të reja të Apple që mund të vijnë në vitin 2023