Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat do të lëvizin nga 15 deri 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. 

/Telegrafi/

Read Previous

Taulant Jakupi stoliset me medaljen e artë në turneun “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”

Read Next

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Rumania