Aeroporti i Stambollit mbetet më i ngarkuari në Evropë me 1.587 fluturime ditore
Papa Françesku mund të vizitojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, shkruan skynews.
I pyetur nga një gazetar nëse do të shqyrtonte një ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, ai tha po, diçka e tillë është në tryezë dhe po e mendonte. Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”.
Një udhëtim në Kiev nuk do të ishte pa rrezik, pasi kryeqyteti ndodhet nën sulmet e vazhdueshme ruse, por forcat ruse në terren duket se po tërhiqen gradualisht.
/abcnews.al