Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa  Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej.

Sipas Presidentes Osmani, Austria mbetet aleate e rëndësishme, e cila e ka mbështetur Kosovën në faza të ndryshme të shtetndërtimit.

Presidentja Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e palëkundur, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në takim me ambasadorin Schnetzer, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e forcimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, tregtisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. /EO

Read Previous

“Rrezik që të kryejë krime”, Specialja i refuzon kërkesën Jakup Krasniqit që të lirohet për dy javë

Read Next

Hulumtim: Studentët po kërkojnë më shumë ndihmë nga AI për detyra sesa tek profesorët