Osmani do të dekorojë sot presidentin e FIFA, Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më datën 9 tetor.

I pari i FIFA-s me këtë rast do të dekorohet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni solemne.

Kështu është bërë e ditur nga vet presidenca e Kosovës e cila ka ftuar në këtë ngjarje edhe gazetarët e sportit.

Për këtë ngjarje, presidentja Vjosma Osmani është falënderuar edhe nga Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka shkruar se “ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

“Dekorimi i Presidentit Infantino është një vlerësim që shkon përtej individit dhe është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm”, ka shkruar Ademi./KosovaPress

Read Previous

27 vite nga vrasja e “Sandokanit”

Read Next

Hamasi kërkon garanci sigurie nga Trump dhe vendet e tjera për t’i dhënë fund luftës