Organizohet vaksinimi për fëmijët e komuniteteve pakicë

Një ndër projektet e Unicef në Kosovë është që të mundësohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve nga 0 deri 18 vjec, me theks të veçantë te fëmijët e komuniteteve pakicë.

Për këtë qëllim Unicef po bashkëpunon me Bethany Christian Services dhe drejtorinë e shëndetësisë për t’u siguruar që asnjë fëmijë të mos mbetet pa u vaksinuar.

Drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Gjakovës theksoi se obligimi I kësaj drejtorie është që t’i sigurojë të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave: “Ne vazhdimisht jemi munduar që të sigurojmë vaksinat për këta fëmijë, prej moshës 0-18 vjeç, falënderojmë UNICEF- in për mbështetjen e tij…”

Drejtori i UNICEF- it potencon se 6 nga 10 fëmijë në Kosovë nuk vaksinohen me rregull, prandaj ata kanë filluar këtë projekt në mënyrë që të gjithë fëmijët ta kryejnë këtë procedurë përkatësisht moshës së tyre.

Sahin tutje theksoi se UNICEF po punon që t’i sigurojë afro 365 mijë doza të vaksinave për Covid 19, dhe shpreson që kjo sasi të mbërrijë në Kosovë sa më shpejt që është e mundur.

Read Previous

Gjakovari e ther gruan e tij me thikë

Read Next

​Belgjika kërkon ndalim të udhëtimeve jo esenciale në të gjithë BE