Olise ka zgjedhur destinacionin e ëndrrave për t’u transferuar në të ardhmen

Michael Olise është shndërruar në një kohë rekord në një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më të spikatur të Bayern Munich.

Ndërsa drejtuesit e klubit nga Sabener Strabe synojnë të zgjasin sa më shpejt dhe për një periudhë afatgjatë kontratën e 24-vjeçarit francez, raportime të reja nga Anglia kanë shkaktuar lëvizje në kampin bavarez.

Sipas portalit britanik TEAMtalk, i cili citon burime pranë lojtarit, La Liga është destinacioni i ëndrrave të Olises për të ardhmen.

Një rikthim në Angli, ku ai luajti për Crystal Palace përpara transferimit te Bayern Munich në verën e vitit 2024, aktualisht nuk është në planet e reprezentuesit francez.

Edhe zërat për një interesim të hershëm nga Liverpooli kishin rënë poshtë verën e kaluar, gjë që ishte konfirmuar edhe nga drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen.

Në vend të rikthimit në Ligen Premier, Real Madrid dhe Barcelona thuhet se po e monitorojnë nga afër zhvillimin e jashtëzakonshëm të Olises.

Megjithatë, Bayern Munich nuk ka asnjë nevojë urgjente për të marrë një vendim lidhur me të ardhmen e tij.

Talenti francez ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029 dhe në marrëveshjen e tij nuk ekziston një klauzolë lirimi. Për më tepër, një largim gjatë verës së ardhshme nuk është aktualisht në agjendën e Bayern Munich.

Ndërkohë, klubi nuk i konsideron raportimet për transferime të mundshme të lojtarëve si Dani Olmo, Florian Wirtz apo Kai Havertz si një përgatitje për shitjen e Olises apo Jamal Musialës. /Telegrafi/

Read Previous

Gjykata dënon Facebookun për shkelje të privatësisë

Read Next

Zvicra vendos për neutralitetin, votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme