OKB: Katastrofa humanitare në Gazë po shndërrohet në një krizë urie

Pas disa muajsh paralajmërimesh, një raport i fundit i mbështetur nga OKB-ja ofroi prova të forta statistikore se katastrofa humanitare në Gazë po shndërrohet në një krizë urie të shkaktuar nga njeriu.

Raporti i OKB-se, ka rritur presionin ndaj Izraelit për të përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të lejuar furnizimet e duhura të ndihmës humanitare për të arritur njerëzit që kanë nevojë për të.

Zyrtari më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, tha në një intervistë për BBC se Izraeli mbante një faj të madh dhe se kishte një rast “të besueshëm” që Izraeli po përdorte urinë si një armë lufte në Gaza. Türk tha se nëse vërtetohet qëllimi, kjo do të përbënte një krim lufte.

Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barkat, një politikan i lartë në partinë Likud të Benjamin Netanyahut, i hodhi poshtë paralajmërimet e Türk si “të pakuptimta dhe një gjë krejtësisht e papërgjegjshme për t’u thënë”.

Izraeli thotë se OKB-ja nuk arrin të shpërndajë atë që ka mbetur pasi Hamasi të ketë ndihmuar veten.

Por një varg i gjatë kamionësh të ngarkuar me ndihma që nevojiten dëshpërimisht në Rripin e Gazës po qëndrojnë në anën egjiptiane të kufirit me Rafahun. Ata mund të hyjnë në Gaza vetëm përmes Izraelit, pas një serie kontrollesh komplekse dhe burokratike.

Türk dënoi sulmet e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë më 7 tetor, duke përfshirë vrasjen,

përdhunimin dhe marrjen e pengjeve. Por ai tha gjithashtu se asnjë palë në luftë nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e saj, duke përfshirë çdo përpjekje për të ndaluar furnizimet me ndihma nga njerëzit që kanë nevojë për të në Gaza.

Studimi është raporti më i fundit nga një rrjet ndërkombëtar i respektuar, ‘Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar’, i njohur si IPC. Ai u siguron qeverive, OKB-së dhe agjencive të ndihmës të dhëna apolitike për të matur shkallën e urisë. /RTK/

Read Previous

Holanda në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga kopshti zoologjik

Read Next

Byrnes: Udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishin të angazhuar për armëpushim