Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Oficerët korrektues gjatë kontrollit të shëtitores në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kanë gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Kontrolli është bërë më 07 nëntor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Po në këtë qendër, gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Në tualetet e pavijonit të njëjtë, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./kp