OBSH: Pothuajse një në gjashtë fëmijë përballen me bullizëm në internet

Rreth 16 përqind e moshave 11 deri në 15 vjeç thonë se kanë qenë viktima të ngacmimeve në internet në vitin 2022, një shifër që shënoi një rritje nga sondazhi i mëparshëm, treguan të dhënat e publikuara nga OBSH.

“Ky raport është një thirrje zgjimi për ne që të luftojmë ngacmimet dhe dhunën kudo dhe kurdo që ndodh”, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Raporti i mëparshëm i sjelljes shëndetësore në fëmijët e moshës shkollore (HBSC), bazuar në të dhënat e vitit 2018, tha se 13% e fëmijëve të kësaj moshe ishin ngacmuar në internet.=

Shkalla e ngacmimit fizik mbetet e qëndrueshme: 11% e fëmijëve thanë se ishin ngacmuar në shkollë vitin e kaluar, nga 10 % katër vjet më parë.
OBSH tha se pandemia ka ndryshuar mënyrën se si ndërveprojnë adoleshentët, duke shpjeguar se format dixhitale të dhunës filluan të zbatoheshin veçanërisht pas Covid-19, kur bota e të rinjve u bë gjithnjë e më dixhitale gjatë periudhave të karantinës.

Sipas raportit të ri, 15% e djemve dhe 16% e vajzave thanë se ishin ngacmuar në internet të paktën një herë në muajt e fundit.

6 orë në ekran

Sondazhi përfshiu 279,000 fëmijë dhe adoleshentë nga 44 vende dhe rajone në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada. Nivelet më të larta të ngacmimeve u regjistruan te djemtë në Bullgari, Lituani, Poloni dhe Moldavi, ndërsa më të ulëtat te djemtë në Spanjë, tha OBSH pa dhënë detaje.

“Me të rinjtë që shpenzojnë deri në gjashtë orë në ditë në internet, edhe ndryshimet e vogla në shkallën e ngacmimit dhe dhunës mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve”, komentoi Kluge.

Në shumicën e zonave, bulizmi kibernetik arrin kulmin në moshën 11 vjeç për djemtë dhe 13 vjeç për vajzat. Megjithëse nuk ka shumë dallime në normat sipas profesionit të prindërve, në Kanada janë raportuar më shumë incidente ngacmimi midis fëmijëve më të varfër./abcnews.al

Read Previous

Traktorët “pushtojnë” Brukselin, kaos pranë selisë së BE-së

Read Next

Lajçak takon shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet e fundit