Lajçak takon shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet e fundit

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka takuar Shefin e Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Davenport.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak ka njoftuar se me Davenport ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Diskutuam për protofolet tona përkatëse dhe pritjet për muajt në vijim”, shkroi Lajçak.

Ndryshe Lajçak të martën takoi edhe Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhmanov, ku kishin diskutuar për angazhimet e pakicave në të gjitha sferat e jetës në Ballkan.

“Jam i kënaqur të mirëpres kolegun tim prej kohësh Kairat Abdrakhmanov në Bruksel për një përditësim të hapur dhe të thellë mbi punën tonë përkatëse. Ndër të tjera, diskutuam rëndësinë e sigurimit të pjesëmarrjes efektive të pakicave kombëtare në të gjitha aspektet e jetës në Ballkan”, shkroi diplomati sllovak. /Albanianpost.com

Read Previous

OBSH: Pothuajse një në gjashtë fëmijë përballen me bullizëm në internet

Read Next

Gembi Juniku ngrit flamurin e Kosovës në Serbi