Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus përsëriti thirrjen për dërgesa në mënyrë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të sigurt të ushqimeve dhe ilaçeve në Rripin e Gazës.
Ai ndau një postim në X në lidhje me situatën në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet intensive të Izraelit dhe të cilën e ka çuar drejt urisë.
Ghebreyesus tha se ”OBSH-ja po shpërndan furnizime kritike ushqimore për të mbështetur foshnjat dhe pacientët në spitalin ‘Nasser’ në Khan Younis, në jug të Gazës, në përgjigje të urisë që po përjetohet në Gaza”.
Ai theksoi se ”këto furnizime janë jetike për të porsalindurit dhe pacientët që kanë nevojë për mbështetje ushqimore”.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për dërgesa në mënyrë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të sigurt të ushqimit dhe ilaçeve ndaj Gazës. Paqja është ilaçi më i mirë”, tha Ghebreyesus. /ATSH-AA/