Një grua sulmohet seksualisht në Gjakovë

Të martën në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari i panjohur”, thuhet në raportimin e Policisë së Kosovës.

“Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq në ditën e njëjtë në Vushtrri një grua ka raportuar se një person ka tentuar ta sulmojë seksualisht.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmojë edhe seksualisht”, thuhet në raportin e PK-së.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

/KlanKosova/

Read Previous

Freedom House publikon raportin, përmendet edhe procesi i dialogut Kosovë – Serbi

Read Next

Veteranët të gatshëm për protesta, nëse nuk përfshihen në pagën minimale